Suharekë, i akuzuari thotë se ka qenë i vetëdijshëm kur e ka shitur veturën e cila kishte ndalesë për mosshitje

07.12.2021

Ky deklarim ka ardhur gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Besim Susuri. Prokurori Susuri ka vazhduar me parashtrimin e pyetjes se “shitjen e automjetit e keni bërë pasi që përmbaruesi ka vënë ndalesë për shitjen e këtij automjeti”, ndërsa i akuzuari A.L është përgjigjur “po, kur edhe nuk kam mundur ta regjistroj automjetin më”. Tutje, […]

Suharekë, i akuzuari thotë se ka qenë i vetëdijshëm kur e ka shitur veturën e cila kishte ndalesë për mosshitje Foto: Ilustrim

Ky deklarim ka ardhur gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Besim Susuri.

Prokurori Susuri ka vazhduar me parashtrimin e pyetjes se “shitjen e automjetit e keni bërë pasi që përmbaruesi ka vënë ndalesë për shitjen e këtij automjeti”, ndërsa i akuzuari A.L është përgjigjur “po, kur edhe nuk kam mundur ta regjistroj automjetin më”.

Tutje, prokurori ka vazhduar me fjalën përfundimtare ku mes të tjerave ka theksuar “se përmes administrimit të provave si në aktakuzë si dhe nga mbrojtja e vet të pandehurit A.L, në tërësi është vërtetuar gjendja faktike e  përshkruar si në aktakuzë”.

Ndërsa i pandehuri A.L, në fjalën e tij të fundit ka theksuar se “unë nuk jam i pandehur në këtë rast, por jam i dëmtuar, më ka dëmtuar S.P me mbetjen e borxhit të pronës time, atëherë për është dashur ta bëj këtë veprim”.

Gjyqtari Lavdim Bajraktari shpalljen e aktgjykimit për këtë çështje e ka caktuar për 8 dhjetor 2021.

Sipas aktit akuzues, duke mos mundur që ta regjistrojë automjetin e tij, i njëjti e tjetërson- shet automjetin e markës “Daimler Chrysler”, për të cilin automjet kishte të vendosur ndalesën për regjistrim, përkatësisht për mos-shitje dhe tjetërsim nga Ministria e Punëve të Brendshme- Drejtoria për Regjistrimin e Automjeteve, me ç’rast të dëmtuarit S.P, i shkakton dëm material.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër” nga neni 344, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi