Suharekë, hap dritaren e automjetit dhe i drejton armën një qytetari, policia hap rast si kanosje

28.06.2021

Të dielën në stacionin policor në Suharekë është raportuar një rast i kanosjes ndaj një qytetari me armë. Sipas ankuesit mashkull kosovar është raportuar se i njëjti është kanosur nga një i dyshuar i pa njohur i cili gjatë lëvizjes me veturë i kishte drejtuar armën. Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën […]

Suharekë, hap dritaren e automjetit dhe i drejton armën një qytetari, policia hap rast si kanosje Foto: Ilustrim

Të dielën në stacionin policor në Suharekë është raportuar një rast i kanosjes ndaj një qytetari me armë.

Sipas ankuesit mashkull kosovar është raportuar se i njëjti është kanosur nga një i dyshuar i pa njohur i cili gjatë lëvizjes me veturë i kishte drejtuar armën.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:50. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është  kanosur nga një i dyshuar i pa njohur i cili ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe për një moment kishte hapur dritaren e automjetit dhe kishte ekspozuar një  armë  duke ia drejtuar  ankuesit” bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

I dyshuari është larguar në drejtim të pa njohur.