Suharekë: HandiKOS takime për krijimin dhe funksionalizimin e Komiteteve Konsultative për Atësinë e Kufizuar

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në bashkëpunim me HandiKOS kanë  organizuar një raund të takimeve nëpër komuna me qëllim të mbështetjes së komunave në krijimin dhe funksionalizimin e Komiteteve Konsultative për Atësinë e Kufizuar në nivel komunal në linjë me kërkesat e Raportit Vendor (Raporti i Progresit i BE’së) dhe Strategjisë Kosovare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2013-2023.

Në këtë takim kanë marrë pjesë, nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi, drejtoresha e Shëndetësisë znj.Sale Bytyqi dhe përfaqësuesit e ZQM-ZKK, Handikos, Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, Shoqatës Kosovare të Verbërve dhe Forumi Kosovarë i Aftësisë së Kufizuar nga niveli nacional si dhe përfaqësuesit e organizatave të përsonave me aftësi të kufizuara në nivel lokal.

Fjalë rasti, në këtë punëtori ka pasur nënkryetarja znj.Suka e cila ka thënë: “ne si Komunë, jemi munduar të jemi pranë këtyre shoqatave çdo herë, me përkrahje morale por edhe financiare, duke i mbështetuar aktivitetet e tyre, me mundësitë që Komuna e Suharekës i posedon. Nënkryetarja ka vazhduar duke thënë se kërkest e tyre janë të pranuaershme edhe nga kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj”.

Fjala i është dhënë edhe kryesuesit të Asamblesë z.Bexhet Kuçi, duke thënë: “unë si kryesues i Asamblesë, do të angazhohem që sa më shpejtë t’a formojmë Komitetin Konsultativ për persona me nevoja të veçanta”.

Fjalë rasti ka pasur edhe drejtoresha e Shëndetësisë e cila është shprehur: “drejtoria e Shëndetësisë, është përkrahëse e Handikos-it të Suharekës çdo herë, me mjete financiare dhe përkrahje të tjera shëndetësore”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.