Suharekë, hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi

13.10.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë ka ndodhur një vjedhje ditën e enjte. Siç njofton policia, persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi, duke vjedhur para, stoli ari dhe argjendi në vlerë të konsiderueshme. Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:40. “Viktima mashkull kosovar ka […]

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë ka ndodhur një vjedhje ditën e enjte.

Siç njofton policia, persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi, duke vjedhur para, stoli ari dhe argjendi në vlerë të konsiderueshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:40.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe argjendi në vlerë te konsiderueshme. Nga njësitë relevante policore po kryhen veprime hetimore”, njofton Policia.