Suharekë: Godet një femër me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

26.02.2020

Në Suharekë një femër është goditur nga një veturë, ku ngasësi i saj është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:20, një femër derisa ishte duke e kaluar rrugën është goditur nga një veturë, por i dyshuari (vozitësi) pasi e kishte shkaktuar aksidentin nuk ishte […]

Suharekë: Godet një femër me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes Foto: Ilustrim

Në Suharekë një femër është goditur nga një veturë, ku ngasësi i saj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:20, një femër derisa ishte duke e kaluar rrugën është goditur nga një veturë, por i dyshuari (vozitësi) pasi e kishte shkaktuar aksidentin nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë, viktima femër pas goditjes ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi.