Suharekë: Gjendja e 2 policëve me covid-19 stabile, edhe 4 të tjerë në vetizolim

Nga 16 mostrat e marrura të enjten nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren me SARS-CoV-2 pozitiv në Suharekë janë diagnostikuar gjithsej gjashtë (6) raste.

Nga 6 rastet e konfirmuara me covid-19, 2 prej tyre janë pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe shërbejnë në stacionin policor në Suharekë ku njëri është nga fshati Bukosh dhe tjetri nga fshati Krushicë e Poshtme.

Të dy pjestarët e Policisë së Kosovës pavarësisht se kanë rezulutuar pozitiv me virusin korona fatmirësisht gëzojnë shëndet të mirë dhe kanë gjendje stabile.

Kështu ka treguar komandanti stacionit policor në Suahrekë, Afrim Sylaj, i cili për SuharekaOnlina ka thënë se për të evituar përpahpjen e pandemisë me udhëzim të mjekut policor gjithashtu edhe katër pjesëtarëve të policisë u është rekomanduar që të vetizolohen pasi që kanë pasur kontakt me dy policët tashmë të konfirmuar pozitiv.

Ai gjithashtu ka treguar se vazhdimisht është në kontakt me dy pjesëtarët e policisës dhe familjet e tyre, për të cilët po përkujdesemi me masa mbrojtëse ku duke mos harruar se është bërë edhe dezinfektimi i ambientit ku ata jetojnë.

Komandanti, Afrim Sylaj, paraprakisht ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka apeluar që të respektojnë vendimet e qeverisë dhe rekomandimet e institutit duke dhe se Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve 24/7.

RAPORTO