Suhareka

Suharekë: Gjatë kësaj jave do të mbajë mot i qetë dhe me vranësira të shpërndara

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë javës që do të vij do të mbajë mot i qetë dhe me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviz ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Në viset malore dhe për gjatë tyre, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.