Suharekë, gjatë javës së kaluar u vaksinuan 1751 qyetarë

10.08.2021

Ditëve të fundit procesi i vaksinimit në vend po vazhdon me intensitet më të lartë, ku edhe numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon një gjë të tillë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 505,340 doza të vaksinës, ku prej tyre 163,632 qytetarë […]

Suharekë, gjatë javës së kaluar u vaksinuan 1751 qyetarë Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit procesi i vaksinimit në vend po vazhdon me intensitet më të lartë, ku edhe numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon një gjë të tillë.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 505,340 doza të vaksinës, ku prej tyre 163,632 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë dhe 170,854 me dozën e dytë.

Ndërsa në Komunën e Suharekës që nga data 07 prill .2021 kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti Covid-19, janë dhënë 18,343 doza të vaksinës të llojit Astra Zeneca dhe Pfizer.

Vetëm javën e kaluar nga data 2 deri 8 gusht në Suharekë janë vaksinuar 1751 qytetarë.

Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.