Suharekë, gjatë ditës së sotme janë dhënë vetëm 5 doza të vaksinës anti-COVID

15.06.2022

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani në të gjithë qendrat e vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 8 doza të vaksinës anti-COVID. Ndërkaq, nga fillimi i vaksinimit e deri tani në qendrën e vaksinimit në Suharekë janë dhënë 65 mijë e 369 doza të vaksinës, […]

Suharekë, gjatë ditës së sotme janë dhënë vetëm 5 doza të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani në të gjithë qendrat e vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 8 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërkaq, nga fillimi i vaksinimit e deri tani në qendrën e vaksinimit në Suharekë janë dhënë 65 mijë e 369 doza të vaksinës, gjë që e rendit komunën tonë në mesin e dhjetë komunave me më së shumti doza të dhëna të kësaj vaksine.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu jep të dhëna edhe për numrin e imunizimeve në baza ditore, ku bëhet e ditur se sot më 15 qershor, që nga hapja e qendrës së vaksinimit në mëngjes në Suharekë e deri tani janë dhënë vetëm 5 doza të vaksinës anti-COVID.

Kurse, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.017 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.