Suharekë, fillon zbatimi i projektit të përbashkët Shqipëri-Kosovë “Shtegu drejt shfrytëzimit efikas të burimeve natyrore lokale”

28.06.2022

Muharremaj ka thënë se suksesi i përfitimit të këtij program/projekti është bërë i mundur nga bashkëpunimi katër palësh, ndërmjet katër partnerëve strategjik: Komuna e Suharekës (Kosovë DSHPME/Zyra për Mjedis dhe Drejtoria e Administratës/Zyra e ERPK-së), Bashkia Kurbin (Shqipëri), organizata PIPS (Instituti i Prishtinës për Studime Politike – Prishtinë) dhe lideri i projektit organizata ASP (Akademia […]

Suharekë, fillon zbatimi i projektit të përbashkët Shqipëri-Kosovë “Shtegu drejt shfrytëzimit efikas të burimeve natyrore lokale” Foto: Ilustrim

Muharremaj ka thënë se suksesi i përfitimit të këtij program/projekti është bërë i mundur nga bashkëpunimi katër palësh, ndërmjet katër partnerëve strategjik: Komuna e Suharekës (Kosovë DSHPME/Zyra për Mjedis dhe Drejtoria e Administratës/Zyra e ERPK-së), Bashkia Kurbin (Shqipëri), organizata PIPS (Instituti i Prishtinës për Studime Politike – Prishtinë) dhe lideri i projektit organizata ASP (Akademia për Studime Politike – Tiranë), në kuadër të programit të BE-së: Bashkëpunimi Ndërkufitar ‘CBC’ – Programi për Mjedisin – Shqipëri / Kosovë, dhe rrjedhimisht do të zbatohet nga këta katër partnerët.

Ndër aktivitetet kryesore të këtij programi të përbashkët, në Komunën e Suharekës, ndër të tjera, do të intervenohet në: Dokumentet lokale strategjike mbi Energjinë Efiçiente; Përpilimin e Manualit dhe Planit të Veprimit mbi Energjinë Efiçiente, dhe investime infrastrukturore në Ndriçim Publik (në disa nga rrugët kryesore do të intervenohet në LED Përdorimin e burimeve të Energjinë Efiçiente).

“Përpjekjet për gjetjen / thithjen e fondeve për investime publike (ky është aplikim i vitit / dhe fondit IPA 2021), Komuna e Suharekës (Drejtoria e Administratës/Zyra e ERPK-së) dhe do ta vazhdojë me partneret e sipërpërmendur (por edhe me CBC Kosovë-Maqedoni e Veriut), edhe në këtë vit, dhe në vitet e ardhshme”, ka shtuar i pari i Suharekës.