Suharekë: Fillon legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje

Komuna e Suharekës në njoftim ka informuar dhe i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Suharekës, që ti legalizojnë objektet që janë të ndërtuara pa leje.

Në njoftim thuhet se në qoftë se i legalizoni objektet atëherë ndërtimi i juaj bëhet i ligjshëm dhe i sigurt për banim, bëhet regjistrimi në katastër si dhe sigurohet se ndërtimi nuk do të rrënohet.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje. 
Andaj përmes kësaj shkrese ftohen të gjithë banorët e Komunës që të fillojnë procedurat e aplikimit.
Për më shumë të dhëna jeni të mirëpritur në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Suharekës.

RAPORTO