Suharekë: Falsifikuan dokumente për të shitur tokë mbi 90 mijë € një qytetari, arrestohet një i dyshuar

03.07.2021

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast mashtrimi. Sipas raportit të policisë thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000€ një qytetari nga Komuna e Suharekës. Rasti […]

Suharekë: Falsifikuan dokumente për të shitur tokë mbi 90 mijë € një qytetari, arrestohet një i dyshuar Foto: Ilustrim

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast mashtrimi.

Sipas raportit të policisë thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000€ një qytetari nga Komuna e Suharekës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë rreth orës 13:00.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.