Suharekë, eksperti maksillo-facial konstaton se paditësi ka vendosur implantet me çmim afro 350 euro për secilin
Këtë deklarim, eksperti Heta e bëri të premten, në seancën e rigjykimit të çështjes, në rastin ku paditësi L.S ka paditur Byron Kosovare të Sigurimit (BKS) për kompensimin e dëmit në shumën prej 20 mijë e 104 euro e 70 centë. Lidhur me konstatimin e ekspertit lidhur me vendosjen e implanteve nga paditësi, i autorizuari […]
Këtë deklarim, eksperti Heta e bëri të premten, në seancën e rigjykimit të çështjes, në rastin ku paditësi L.S ka paditur Byron Kosovare të Sigurimit (BKS) për kompensimin e dëmit në shumën prej 20 mijë e 104 euro e 70 centë.
Lidhur me konstatimin e ekspertit lidhur me vendosjen e implanteve nga paditësi, i autorizuari i paditësit, avokati Miftar Qela e pyeti nëse ka implant më të ulët se 300 euro për një dhëmb.
Për këtë, eksperti maksillo-facial Heta tha se nuk ka implant që kushton nën 300 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm paditësi L.S dhe i autorizuari i tij avokati Miftar Qelaj, ndërsa për të paditurën Byron Kosovare të Sigurimit, Olumbie Haliti si dhe eksperti maksillo-facial Njazi Heta.
Sipas padisë, paditësi në vitin 2016 ka pësuar aksident komunikacioni, në të cilën ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku nga këto lëndime ka pësuar frikë, dhembje dhe zvogëlim i aktivitetit jetësor.
Andaj, përmes padisë, nga gjykata ka kërkuar t’ia kompensojë dëmin material dhe jomaterial në emër të lëndimeve të rënda trupore në shumë prej 20 mijë e 104 euro e 70 centë.
Gjyqtari Shaban Zeqiraj, me aktgjykimin C.nr.435/2016 të datës 9 shkurt 2018 ka vendosur për këtë çështje duke e obliguar të paditurën në pagimin e shumës 15 mijë e 404 euro e 7 centë.
Mirëpo, Gjykata e Apelit me aktvendimin e datës 9 nëntor 2020, e ka prishur këtë aktgjykim sa i përket kompensimit të dëmit material në emër të shpenzimeve të mjekimit dhe shërimit dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje. /BetimipërDrejtësi