Suharekë, Drejtoria e Shëndetësisë fton të gjithë qytetarët e moshës 80-84 të vaksinohen

12.04.2021

Të premtën Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë ka pranuar 300 doza të vaksinës anti-COVID, me të cilat të shtunën ka filluar procesi i vaksinimit për personat e moshës mbi 85 vjeç. Ndërsa, gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës ka vazhduar vaksinimi i personave të grupmoshave 80 deri në 84 vjeç. Kështu […]

Suharekë, Drejtoria e Shëndetësisë fton të gjithë qytetarët e moshës 80-84 të vaksinohen Foto: Ilustrim

Të premtën Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë ka pranuar 300 doza të vaksinës anti-COVID, me të cilat të shtunën ka filluar procesi i vaksinimit për personat e moshës mbi 85 vjeç.

Ndërsa, gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës ka vazhduar vaksinimi i personave të grupmoshave 80 deri në 84 vjeç. Kështu ka bërë të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, raporton SuharekaOnline.

Kuqi ndër tjerash ka bërë të ditur se deri më tani në Komunën e Suharekës janë vaksinuar 59 qytetarë, ajo gjithashtu ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe që të vaksinohen, duke i përfshirë edhe ata të cilët nuk janë regjistruar.

Njoftimi i plotë:

Edhe sot po vazhdon vaksinimi anti Covid 19 i qytetarëve në QKMF-Suharekë. Deri më sot janë vaksinuar 59 qytetarë.

Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç. Prioritet i radhes janë banoret e shtepis së pleqve ne Gjinoc.

Pastaj do vazhdojmë edhe me stafin shendetësor privat. Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe 80-84 qoftē ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen.

Respekt për ekipën e vaskinimit, të cilët janë të përkushtuar në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të vaksinimit të popullatës