Suharekë: Drejtoria e Bujqësisë takohet me përfaqësuesit e JICA-s japoneze

Dje Drejtoria e Bujqësisë së Komunës së Suharekës ka mbajtur takim me përfaqësuesit e JICA-s japoneze.

JICA japoneze, dje janë takuar me drejtorin e Bujqësisë së Komunës së Suharekës z.Xhevxhet Gashi si dhe me zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie, për të bashkëbiseduar dhe për t’i parë mundësitë për të investuar në sektorin e turizmit në Gradanc, Mushtisht si dhe në infrastrukturë të zonave turistike të Komunës sonë.

Drejtori Gashi i ka falënderuar për vizitën dhe ka shprehur gatitshmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim të këtyre projekteve që janë në interes të të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.