Suharekë: Diskutim Publik me qytetarët për vendosjen e objekteve të përkohshme në qytet dhe fshatra

Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Suharekës, ka organizuar Diskutim Publik me qytetarë, për të bashkëbiseduar për vendosjen e disa objekteve të përkohshme në shërbim të qytetarëve.

Drejtoresha e kësaj drejtorie Sanie Kuqi, e ka hapur takimin dhe i ka njoftuar të pranishmit e këtij Diskutimi Publik, lidhur me projektet për vendosjen e objekteve në zona të ndryshme të qytetit dhe disa fshatrave, të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve.

Pastaj, zyrtarë të kësaj drejtorie kanë dalë para të pranishmëve për t’i njoftuar lidhur me pjesët dhe rrugët e qytetit dhe fshatrave që do të vendosen këto objekte për t’i shërbyer qytetarëve.

Kjo nënkupton që do të vendosen kiosqe për shitje, harta, tabela informuese, lodra fëmijsh etj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.