Ky aktivitet ka përfshirë Qendrat e Mjekësisë Familjare me njësitë përcjellëse, si dhe Shërbimin e Urgjencës.
Sipas njoftimit, procesi do të vazhdojë në të gjitha Qendrat dhe Ambulatorët e Mjekësisë Familjare në territorin e komunës. Qëllimi është krijimi i kushteve sa më të pastra dhe të sigurta për qytetarët që marrin shërbime shëndetësore.
Autoritetet kanë theksuar se përkujdesja për ambient të shëndetshëm mbetet një ndër prioritetet kryesore për mirëqenien e komunitetit.
