Suharekë, dëshmon ish-drejtori i shkollës në rastin ku mësimdhënësja kërkon kthimin e orëve dhe kompensimin e tyre në para

22.11.2021

Dëshmitarin Haxhiaj, fillimisht ka marr disa pyetje nga i autorizuari i paditëses avokati Besim Morina. Ai i ka parashtruar pyetjen dëshmitarit se deri në cilin vit ka punuar me 20 orë paditësja Berisha. I njëjti është përgjigjur duke thënë se që nga viti 2009, kur edhe ka hyrë në punë, e deri në kontratën e […]

Suharekë, dëshmon ish-drejtori i shkollës në rastin ku mësimdhënësja kërkon kthimin e orëve dhe kompensimin e tyre në para Foto: Ilustrim

Dëshmitarin Haxhiaj, fillimisht ka marr disa pyetje nga i autorizuari i paditëses avokati Besim Morina.

Ai i ka parashtruar pyetjen dëshmitarit se deri në cilin vit ka punuar me 20 orë paditësja Berisha. I njëjti është përgjigjur duke thënë se që nga viti 2009, kur edhe ka hyrë në punë, e deri në kontratën e fundit të vitit 2020,  Jehona ka punuar me 20 orë mësimore, raporton “BetimipërDrejtësi”.

Tutje ai ka vazhduar deklarimin se “që nga viti 2009 deri në vitin 2015 kanë punuar dy mësimdhënëse të gjuhës angleze dhe me zvogëlimin e numrit të nxënësve, Këshilli i Shkollës dhe unë si drejtor kemi vendosur që mësimdhënësja që ka filluar punën e para, t’i bëhet norma e plotë, ndërsa mësimdhënësja tjetër t’i ketë aq orë sa kanë mbetur”.

Lidhur me këtë çështje, mësimdhënësja e cila e dyta ka krijuar marrëdhënie pune, me kërkesë i është drejtuar Drejtorisë Komunale të Arsimit për kthimin e orëve të marra, mirëpo e njëjta ia ka refuzuar. Ndërsa Inspektorati i Punës me vendimin e datës 20 nëntor 2018, ka aprovuar kërkesën e së njëjtës dhe ia ka kthyer orët e punës përsëri.

Në këtë situatë, paditësja Jehona Berisha, si mësimdhënëse që e para ka krijuar marrëdhënie pune, duke konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e Inspektoratit të Punës, ka ngritur padi pranë kësaj gjykate.

Me anë të saj ajo ka kërkuar nga Komuna e Suharekës- Drejtoria Komunale e Arsimit që e njëjta t’ia mundësoj normën e plotë të punës sipas kontratës së punës të nënshkruar nga ndërgjyqësit që nga viti 2009, si dhe t’i kompensohet edhe gjysma e normës së humbur jashtëligjshëm, pas nxjerrjes së ekspertizës financiare.

Gjithashtu nga e paditura ka kërkuar që t’ia heq të gjitha shpenzimet e procedurës për aq sa i cakton gjykata me plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e ekzekutimit të dhunshëm. /BetimipërDrejtësi