Suharekë: E turpshme, shkatërrohet qëllimisht ndriçimi publik tek Shtigjet e Ecjes

Pas dëmtimit me masë të madhe nga duar të pamëshirshme, të papergjegjshëm dhe të paqytetëruar të ndriçimit publik tek Shtigjet e Ecjes në Suharekë, Kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj ka reaguar ndaj këtyre veprimeve të pahijshme dhe jodinjitoze që mbi të gjitha shkatërrojnë pasurinë dhe buxhetin e vet qytetarët dhe imazhin e qytetit.

Pavaraësisht nga kush mund të jenë cytur apo çfarë inatesh të motivuara, ky gjest cilësohet si i shkallës më të ulët të mundshme të shkatërrimit të ndriçimit publik.

Andaj si akt i tillë është i dënueshëm dhe nga organet kompetente sidomos nga Policia, Kryetari Bali Muharremaj kërkon që të patrullohet më shumë tek kjo zonë që ta ruajmë ambientin tonë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, këtë akt e ka quajtur si të qëllimshëm, ku po e dëmtojnë pronën publike dhe hapsirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre.

Komuna e Suharekës ka falënderuar qytetarët e përgjegjshëm dhe me shkallë të lartë qytetare të cilët përmes mënyrave të ndryshme kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj shkatërruesve dhe sjelljeve rrugaçore, pa asnjë imazh apo identitet qytetërues, që të paktën, Suhareka dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë pasi që njihen si qytetarë me vetëdije të lartë qytetëruese.

Urojmë që akterët të identifikohen sa më parë dhe njiherit veprime të tilla huliganeske të mos përsëriten më, sepse është akt mbi veten e tyre, mbi Suharekën dhe Institucionet e saja.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.