Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

SuharekaOnline mëson që ditë e diel 10 dhjetor rreth orës 02:20 i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre kosovare.

Pas disa mosmarrëveshjeve i dyshuari mashkull kosovar ushtron dhunë fizike ndaj gruas së tij, si pasoj e dhunës fizike viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari u arrestua dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.