Suharekë, burri lajmëron në polici gruan e tij, e rrahu djalin

17.05.2021

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast dhunë në familje. SuharekaOnline mëson se një burrë e ka lajmëruar në polici gruan e tij, pasi që ajo e ka rrahur djalin e tyre. Sipas informacioneve rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00 në Suharekë. Djali ka pranuar tretman mjekësor […]

Suharekë, burri lajmëron në polici gruan e tij, e rrahu djalin Foto: Ilustrim

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast dhunë në familje.

SuharekaOnline mëson se një burrë e ka lajmëruar në polici gruan e tij, pasi që ajo e ka rrahur djalin e tyre.

Sipas informacioneve rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00 në Suharekë.

Djali ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime të dukshme.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.