Në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë, në Komunën e Suharekës, ku nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, duke i specifikuar këto: Tryeza “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave”, shpërndarja e fidaneve për fermerët dhe kthimi i të ardhurve nga Shqipëria pas tërmetit, në shtëpitë e tyre.
Ndërsa për gjendjen e sigurisë ka raportuar, komandanti i Policisë z.Milazim Lumi duke thënë se java ka qenë e qetë, por me këto raste:
1 vjedhje, 3 aksidente trafiku, 1 shpërdorim i pasurisë së huaj, 2 lëndime të lehta trupore dhe ka raportuar se kanë bërë kontrolle në 3 lokale në qytet.
Dhe në fund ka raportuar përfaqësuesi nga KFOR-LMT, i cili ka thënë se java ka qenë e qetë si dhe ka njoftuar se e kanë vizituar ambulancën e fshatit Sallagrazhdë.