Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.
Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku.
Vetëm gjatë ditës së hënë në Kosovë kanë ndodhur 65 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 22 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për aksidentet e ndodhura në Suharekë për periudhën Shtator – Tetor.
Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre dy muajve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 25 aksidente trafiku.
Në muajin shtator kanë ndodhur 11 aksidente në Komunën e Suharekës dhe në muajin tetor 14 të tilla.