Vjedhje, aksidente trafiku, kanosje, dhunë në familje – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

16.09.2021

Është mbajtur takimi i radhës i Sigurisë Lokale në Komunën e Suharekës. Sot, në takimin e Sigurisë Lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës,Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet kryesore që kanë ndodhur gjatë këtyre dy javëve. Nënkryetarja Suka ka raportuar për vaksinimin e qytetarëve, ku ka bërë të ditur se Komuna jonë qëndron mirë dhe […]

Vjedhje, aksidente trafiku, kanosje, dhunë në familje – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj / SuharekaOnline

Është mbajtur takimi i radhës i Sigurisë Lokale në Komunën e Suharekës.

Sot, në takimin e Sigurisë Lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës,Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet kryesore që kanë ndodhur gjatë këtyre dy javëve.

Nënkryetarja Suka ka raportuar për vaksinimin e qytetarëve, ku ka bërë të ditur se Komuna jonë qëndron mirë dhe radhitet në mesin e 10 komunave me numër më të madh të vaksinimit. Më pastaj ajo ka njoftuar edhe për aktivitetet tjera që janë zhvilluar gjatë dy javëve që lamë pas.

Ndërsa komandanti i stacionit të policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka raportuar për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve.

Komandanti Sylaj ka bërë të ditur se brenda dy jave në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 7 vjedhje, 3 kanosje, 4 aksidente në trafik, 1 shpërdorim i pasurisë, 3 dhunë familjare, 1 lëndim aksidental, 1 para e falsifikuese, 1 armëmbajtje pa leje, 1 ngacmim, 1 pengim i përsonit zyrtar dhe 1 lëndim trupor.

Ndërsa jatë dy jave janë shqiptuar 1173 tiketa prej të cilave 257 për kundërvajtje dhe 916 për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.