Suharekë: Brenda 6 muajve 19 raste të dhunës në familje

12.07.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i raste të dhunës në familje. Po ashtu […]

Suharekë: Brenda 6 muajve 19 raste të dhunës në familje Foto: Ilustrim

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i raste të dhunës në familje.

Po ashtu prezent numri i rasteve të dhunës në familje është edhe në raportet ditore të Policisë së Kosovës.

Rastet e dhunës në familje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e dhunës në familje të cilat kanë ndodhur këtë vit në periudhën janar-qershor në Komunën e Suharekës.

Sipas statistikave bëhet e ditur se për gjashtë muaj në Komunën e Suharekë kanë ndodhur 19 raste të dhunës në familje.

Gjatë muajit janar të vitit 2021 nuk ndodhi asnjë rast i tillë, në shkurt 6 raste të dhunës në familje, në mars një rast i tillë, në prill 6 raste, gjithashtu në maj 4 raste të dhunës në familje dhe në qershor 2 raste të tilla.

MuajiNr. i rasteve të dhunës në familje
në Komunën e Suharekës
Janar 20210
Shkurt 20216
Mars 20211
Prill 20216
Maj 20214
Qershor 20212
TOTAL19