Suharekë, brenda 5 muaje 2 raste të gjetjes së mjetit të pashpërthyer

22.10.2021

Zakonisht rastet e gjetjeve të mjeteve të pashpërthyera ndodhin gjatë punimeve nga ana e qytetarëve apo kompanive në tokë, ku edhe hasen në mjete të tilla. Raste të tilla janë raportuar edhe në stacionin policor në Komunën e Suharekës. Policia e Kosovës dhe njësiti për deminim i FSK-së, fatmirësisht në çdo rast kanë arritur të […]

Suharekë, brenda 5 muaje 2 raste të gjetjes së mjetit të pashpërthyer Foto: Ilustrim

Zakonisht rastet e gjetjeve të mjeteve të pashpërthyera ndodhin gjatë punimeve nga ana e qytetarëve apo kompanive në tokë, ku edhe hasen në mjete të tilla.

Raste të tilla janë raportuar edhe në stacionin policor në Komunën e Suharekës.

Policia e Kosovës dhe njësiti për deminim i FSK-së, fatmirësisht në çdo rast kanë arritur të tërheqin mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

SuharekaOnline ka mbledhur stastistikat dhe raportet që janë raportuar në stacionin policor për gjetje të mjetit të pashpërthyer.

Sipas këtyre statistikave, brenda periudhës Maj – Shtator 2021 në Komunën e Suharekës janë raportuar 2 raste të gjetjes së mjetit të pashpërthyer. Në muajin maj është raportuar një rast i tillë dhe një në muajin shtator.

Kështu është bërë e ditur edhe në takimet e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës nga na e komandantit të stacionit policor, Afrim Sylaj.