Suharekë, brenda 4 muaje mbi 10 raste të parave të falsifikuara

12.06.2021

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera. Mirëpo në shumë raste, njerzit me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri […]

Suharekë, brenda 4 muaje mbi 10 raste të parave të falsifikuara Foto: Ilustrim

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.

Mirëpo në shumë raste, njerzit me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.

Në para të falsifikuara është hasur edhe në Komunën e Suharekës, ku vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, janar-prill, në Policinë e Kosovës në Suharekë janë raportuar 11 raste të parave të falsifikuara.

Në bazë të raporteve të siguruara nga SuharekaOnline figuron që në janar të 2021’s në Policinë e Kosovës në Suharekë është raportuar një rast i parave të falsifikuara, numër ky i cili në muajin shkurt të po të njëjtit vit është rritur për dy, që i bie në muajin e dytë të vitit janë raportuar gjithsej 3 raste.

Ndërsa, në muajin mars, 2021, në Komunën e Suharekës rastet e parave të falsifikuara është rritur duke krahasuar me dy muajt paraprakë, ku janë raportuar 4 raste të tilla, kjo dukuri qytetarët e Komunës së Suharekës ka vazhduar t’i përcjellë edhe gjatë muajit prill ku u raportuan 3 raste të parave të falsifikuara.

Mirëpo, përgjatë këtyre muajve krahas kësaj, Policia e Kosovës në Suharekë ka punuar që të parandalojë këtë dukuri e cila është shqetësuese për të gjithë.

Në fillim të muajit mars, të këtij viti policia kishte arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy persona me iniciale B.K (21 vjeçar) dhe D.G (32 vjeçar) të cilët dyshohej se me vetëdije kishin futur në qarkullim para të falsifikuara në vlerë prej 1,500 euro, 3×500 dhe lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore në Prizren kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Poashtu, një muaj pas, saktësisht më 08 prill, Policia e Kosovës në Suharekë pas një pune intensive ka arritur që të identifikojë edhe dy persona të tjerë me inicialet A.M dhe E.M, të cilët kanë deponuar 200 euro të falsifikuara në një bankë në Suharekë, për të cilët Prokuroria Themelore në Prizren ka caktuar arrest shtëpiak me afat kohor prej 30 ditësh.

Ndërsa, për rastet tjera të cilat janë raportuar në polici për të njejtën arsye, nga raportet e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se janë duke u hetuar.

Po ashtu edhe më 5 qershor është hasur në para të falsifikuara, ku një punëtore në një qendër tregtare ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare ka paguar me një kartëmonedhë prej 20 eurove e cila dyshohet të jetë falso.

Monedha është konfiskuar nga forenzika. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./SuharekaOnline/