Suharekë, brenda 2 muaje 3 raste të ndërhyrjes në sistem kompjuterik

Suharekë, brenda 2 muaje 3 raste të ndërhyrjes në sistem kompjuterik
Çlirim Gashi

09.06.2021 / Suhareka

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njofton për arrestime apo raste për ndërhyrje në sistem kompjuterik.

Është shqetësuese fakti se në Kosovë vazhdon të ketë rritje të rasteve të ndërhyrjes në sistem kompjuterik apo sulme kibernetike.

Sidomos gjatë vitit të kaluar dhe viti aktual situata e krijuar me pandeminë COVID-19, sipas policisë, po shfrytëzohet nga persona keqbërës, të cilët keqpërdorin mundësitë teknologjike dhe internetin, me qëllim përfitimi material, por edhe qëlllime tjera të paligjshme.

Rastet e ndërhyrjes në sistem kompjuterik janë prezente edhe në Komunën e Suharekës.

Në çdo takim të sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, e cila udhëhiqet nga nënkryetarja e kësaj komune, ku marrin pjesë përfaqëuesit e KFOR-it si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës me ç’rast edhe raportohet për rastet që kanë ndodhur brenda 2 jave në Komunën e Suharekës, pothuajse çdo herë ka raste të ndërhyrjes në sistem kompjuterik.

Gjatë muajit maj të këtij viti fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i tillë në Komunën e Suharekës, ndërsa gjatë muaji prill u raportuan 2 raste të ndërhyrjes në sistem kompjuterik dhe në muajin mars u raportuar një rast i tillë.

MuajiNr. i rasteve të ndërhyrjes në sistem kompjuterik në Komunën e Suharekës
Janar0
Shkurt0
Mars1
Prill2
Maj0
RAPORTO