Suharekë, brenda 10 muaje 20 incidente e shpërthime zjarri
Fundi i muajit korrik dhe muaji gusht ishin “fatal” për Suharekën dhe disa komuna tjera të Kosovës për shpërthime të zjarrit. Zjarrfikësit si gjithmonë ishin të gatshëm për intervenime deri në orët e vona të natës, kështu duke u dalë në ndihmë atyre edhe qytetarë, policë e ushtarë. Komuna e Suharekës ishte përballur mjaft shumë […]
Fundi i muajit korrik dhe muaji gusht ishin “fatal” për Suharekën dhe disa komuna tjera të Kosovës për shpërthime të zjarrit.
Zjarrfikësit si gjithmonë ishin të gatshëm për intervenime deri në orët e vona të natës, kështu duke u dalë në ndihmë atyre edhe qytetarë, policë e ushtarë.
Komuna e Suharekës ishte përballur mjaft shumë me shpërthime zjarri, kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha.
SuharekaOnline ka siguruar statistikat për Komunën e Suharekës për sa i përket rasteve shpërthimeve të zjarrit, incidenteve të zjarri dhe zjarrvënie të raportuara në stacionin policor në komunën tonë.
Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda dhjetë mujave janë raportuar 20 raste të incidenteve të zjarrit, shpërthimeve të tyre dhe zjarrvënieve.
Këto raste janë raportuar në muajin prill, maj, qershor, korrik, gusht dhe tetor.
Rasti i fundit i shpërthimit të zjarrit kishte ndodhur para disa dite në fshatin Reshtan të Suharekës.
Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij.
Rasti i shpërthimit të zjarrit, raportohet të ketë ndodhur më 29 tetor rreth orës 18:20 në fshatin Reshtan të Suharekës.
Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Fatmirësisht nuk është raportuar për lëndime në njerëz, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Fsh. Reshtan Suharekë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në raportin e PK-së.