Suharekë brenda 1 jave, 1 rast vjedhje, 1 sulm fizik

20.12.2018

Java që shkoi u vlerësua e qetë sipas policisë. Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë në Komunë gjatë javës që shkoi. Ai më pastaj ka raportuar për rastet që kanë ndodhur gjatë […]

Suharekë brenda 1 jave, 1 rast vjedhje, 1 sulm fizik Foto: Ilustrim

Java që shkoi u vlerësua e qetë sipas policisë.

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë në Komunë gjatë javës që shkoi.

Ai më pastaj ka raportuar për rastet që kanë ndodhur gjatë javës 1 rast vjedhjeje, 1 sulm fizik, 1 armëmbajtje pa leje, 1 shpërdorim kartelës bankare, 1 kanosje dhe 2 dëmtime të pronës.

Ndërsa kryesuesja e takimit znj.Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës së Suharekës ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë.