Suharekë: BKS nuk solli aktgjykimin me të cilin i padituri është shpallur fajtor, shtyhet gjykimi për rimbursim dëmi

01.10.2021

Në këtë rast, BKS po këkon nga i padituri R.A rimbursim dëmi në vlerë 536 euro, për aksidentin e 2012-ës. Në këto rrethana, gjyqtari Shaban Zeqiraj ka shtyrë seancën e sotme, ndërsa e radhës u caktua më 3 nëntor 2021 raporton ’’Betimi për Drejtësi’’. Gjykata obligon paditësen që në seancën e ardhshme ta sjellë aktgjykimin, me […]

Suharekë: BKS nuk solli aktgjykimin me të cilin i padituri është shpallur fajtor, shtyhet gjykimi për rimbursim dëmi

Në këtë rast, BKS po këkon nga i padituri R.A rimbursim dëmi në vlerë 536 euro, për aksidentin e 2012-ës.

Në këto rrethana, gjyqtari Shaban Zeqiraj ka shtyrë seancën e sotme, ndërsa e radhës u caktua më 3 nëntor 2021 raporton ’’Betimi për Drejtësi’’.

Gjykata obligon paditësen që në seancën e ardhshme ta sjellë aktgjykimin, me të cilin i padituri R.A është shpallur fajtor.

Në këtë seancë ka qenë i pranishëm i autorizuari i paditëses BKS, Exhmein Sinani, ndërsa i padituri R.A ftesën e ka pranuar me rregull, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar.

Sipas padisë të dorëzuar kësaj gjykatë i padituri R.A më 8 korrik 2012, në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, ka aksidentuar automjetin ‘IMT Traktor”, ashtu që të dëmtuarit A.K, i ka shkaktuar dëm material dhe jomaterial.

Byroja Kosovare e Sigurimit ka kompensuar të dëmtuarin A.K, pasi që vozitësi R.A ishte pa mbulesë siguruese, andaj tani po kërkon nga i padituri R.A që i njëjti t’ia rimbursojë shumën në vlerë prej 536 euro, kamatën si dhe shpenzimet gjyqësore, të gjitha këto në afatin prej 15 ditësh nga plotëfuqishmëria e këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit të dhunshëm. /BetimipërDrejtësi

Etiketat