Suharekë, bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale

24.06.2023 Suharekë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2023
Ky publikim ofron të dhëna ndër tjerash edhe për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale.
Në muajin maj 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21,312 familje me gjithsej 84,249 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 25,482 familje me gjithsej 100,608 anëtarë, vërehet një rënie e numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 4,170 apo shprehur në përqindje 16,3% si dhe rënie e numrit të anëtarëve të familjeve përfituese nga kjo skemë për 16,359 apo shprehur në përqindje 16,2%.
Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline, figuron se gjatë muajit maj 2023 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 420 familje me gjithsej 1.835 anëtar, të cilat kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.
Muaji/Viti | Numri i familjeve që kanë përfituar asistencë sociale në Komunën e Suharekës |
Janar/2023 | 434 |
Shkurt/2023 | 442 |
Mars/2023 | 431 |
Prill/2023 | 424 |
Maj/2023 | 420 |
Duke krahasuar këto shifra me ato të katër muajve të kaluar të këtij viti (janar,shkurt, mars dhe prill) rezulton se numri i familjeve që marrin social në Komunën e Suharekës ka shënuar rënie.