Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës, ndërsa janë shëruar 22 qytetarë nga ky virus.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Obiliq 6, Prizren 5, Prishtinë 3, Deçan 3, Gjakovë 2, Lipjan 1, Shtime 1, Rahovec 1, Istog 1, Fushë Kosovë 1, Kamenicë 1.
Po ashtu, janë shëruar 362 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 156.033.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Fushë Kosovë 62, Gjakovë 43, Mitrovicë 37, Prishtinë 32, Pejë 28, Skenderaj 24, Suharekë 22, Prizren 21, Lipjan 13, Vushtrri 11, Malishevë 9, Gjilan 9, Obiliq 8, Podujevë 7, Ferizaj 7, Rahovec 6, Gllogoc 6, Dragash 3, Graçanicë 2, Shtime 2, Klinë 2, Kaçanik 2, Kamenicë 1, Viti 1, Mitrovica e Veriut 1, Mamushë 1, Junik 1, Deçan 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 1.335, prej tyre 49 raste aktive në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 160,334 raste nga 1,222,093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,966 raste të vdekjes.