Suharekë: Bëhet dezinsketimi selektiv në disa mjedise

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, këto ditë ka bërë dezinsketimin selektiv në disa pjesë të qytetit në Suharekë dhe në 11 fshatra të Komunës si : Nishor, Kasterc, Breshanc, Semetisht, Doberdelan, Samadrexhë, Studençan, Peqan, Sllapuzhan, Bllacë dhe Duhël.

Kjo punë ka vazhduar pasi ka përfunduar Dezinfektimi dhe deratizimi në objektet publike si dhe në QKMF, QMF-të dhe AMF-të. 


Aktvitetin e kësaj Drejtorie e ka inspektuar edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, i cili është interesuar se si po kryhet ky proces në terren.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.