Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesit meshkuj kosovarë, babë e birë kanë informuar se janë kanosur nga dy persona të panjohur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 5 mars rreth orës 18:40 në Suharekë.

Policia tutje ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Suharekë 05.03.2022. Ankuesit meshkuj kosovarë (babë e birë) kanë informuar se janë kanosur nga dy persona të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.