Suharekë, arrin në mbi 43 mijë numri i të vaksinuarve kundër COVID-19

24.09.2021

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në Kosovë janë administruar 1 milion e 241 mijë e 949 doza të vaksinës anti-COVID. Sipas të dhënave zyrtare Komuna e Suharekës vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara. Sipas raportimeve nga Qendra e Vaksinimit dhe Imunizimit në sallën […]

Suharekë, arrin në mbi 43 mijë numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në Kosovë janë administruar 1 milion e 241 mijë e 949 doza të vaksinës anti-COVID.

Sipas të dhënave zyrtare Komuna e Suharekës vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara.

Sipas raportimeve nga Qendra e Vaksinimit dhe Imunizimit në sallën e sporteve te Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, numri i të vaksinuarve me vaksinat anti-COVID të llojit AstraZeneca dhe Pfizer ka arritë shifrën 43 mijë e 781.

Vaksinimi mbetet një prej mjeteve kryesore në luftë me pandeminë COVID-19.

Me përhapjen e variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim në platformën online eKosova dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.