Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se të martën rreth orës 21:00 në Suharekë është raportuar për një rast dhunë në familje.
Sipas raportit bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjarët e vet duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Familjarët e të arrestuarit kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor, thuhet në raport.
Në anën tjetër me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.