Suharekë, arrestohet pasi keqtrajtoi fëmijën e tij, viktima dërgohet në strehimore

18.12.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:10 në Suharekë. Me rekomandim të […]

Suharekë, arrestohet pasi keqtrajtoi fëmijën e tij, viktima dërgohet në strehimore Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar).

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:10 në Suharekë.

Me rekomandim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 6 orë dhe më pas është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Suharekë 17.12.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Me rekomandim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 6 orë dhe më pas është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.