Suharekë, arrestohen dy persona të dyshuar për dhunë në familje

20.04.2021

Të hënën në Suharekë janë arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë në familje. Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se dje rreth orës 10:10, Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë psiqike në familjen e tij. I njëjti pas trajtimit mjekësor në psikiatri, me vendim […]

Suharekë, arrestohen dy persona të dyshuar për dhunë në familje Foto: Ilustrim

Të hënën në Suharekë janë arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë në familje.

Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se dje rreth orës 10:10, Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë psiqike në familjen e tij.

I njëjti pas trajtimit mjekësor në psikiatri, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në po të njëjtën ditë rreth orës 11:00 është arrestuar një tjetër person, i cili kishe sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se viktima ka pranuar tremtan mjekësor dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.