SuharekaOnline mëson që dje në orën 14:00 janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj për mbajtjen e substancave narkotike.

Dje në orën 14:00 pasdite në fshatin Mushtisht, janë arrestuar 4 persona pasi që gjatë kontrollit tek të njejtit është gjetur dhe sekuestruar një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë prej 2.09 gram.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.