Suharekë, afër 57 mijë doza të administruara të vaksinës anti-COVID

01.12.2021

Edhe në Komunën e Suharekës interesimi për t’u vaksinuar mbetet i ulët. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga data 7 prill kur […]

Suharekë, afër 57 mijë doza të administruara të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Edhe në Komunën e Suharekës interesimi për t’u vaksinuar mbetet i ulët. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga data 7 prill kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 56,995 doza të vaksinës.

Një gjendje më ndryshe se në Suharekë është në komunat tjera. Më uljen e rasteve të infektuara me COVID-19, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë më i ulët.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 615 mijë e 360 vaksina.

Ndërkaq, 853 mijë e 765 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, kurse 761 mijë e 595 persona janë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19, pra me dy dozat.