Suharekë: 520 familje me asistencë sociale, përfitues familjet në fshatrat malore

Portali SuharekaOnline realizojë intervistë më drejtorin e QPS (Qendra Për Punë Sociale), z.Sami Rrakaqi.

Ai në intervistë theksoi që numri i familjëve që e gëzojnë asistencën sociale është 520.

Për çdo muaj QPS-ja ka nga 4-5 kërkesa, dhe familjët nga fshatrat malore janë më shumë përfitues të ndihmës sociale.

Gjithashtu Rrakaqi shtoi, që familjëve më asistencë sociale, iu dalin në ndihmë edhe donatorë dhe shoqata bamirëse.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë më drejtorin e QPS, Sami Rrakaqi.

Sa është numri i familjëve që janë pjesë e skemes së ndihmës sociale?

Momentalisht sipas raportit 5  mujor të këtij viti,  numri i familjëve më asistencë sociale  është 520 familje.

Sa është kërkesa për ndihmë sociale, mbrenda muajit, dhe i këtij gjashtë mujorit janar-qershor?

Për çdo  muaj  sillen  aty rreth 4-  5  kerkesa te reja

Cilave familjëve iu refuzohët asistenca sociale, dhe cilat jane arsyjët?

Zakonisht gjatë  muajve të  veres,  largohën  familjet  nga asistenca sociale për arsyeje  se  arrijnë të gjej punë  ndonje  antar i familjes,  dhe ATK-ja e  regjistron,  dhe lajmëron  MPMS, por ka  edhe raste tjera  siç  janë  përmiresimi i kushteve të familjës,  mosriaplikimi më kohe  dhe   arsye  tjera.

Nga cilat fshatra të Suharekës ka më shumë përfitues të ndihmës sociale?

Sidomos  janë fshatra te thella   malore

Si është gjëndja ekonomike e qytetarëve të Suharekës?

Po gjendja socio-ekonomike e  qytetarëve të  komunës  sonë  nuk është e kënaqshme si në cdo mes tjetër të  Kososvës, papunësi e  madhe.

Kush ka të drejtë për asistencë sociale, cilat familje?

Në asistence   sociale hyjnë  ato familje  që  nuk kanë kurrfar burimi të të ardhurave  për jetë,   në  kategorinë  e pare hyn familja pa të ardhura  dhe të semuar ( për këtë vendos  komisioni mjeksor i  MPMS), ndërsa në  kategorinë e dytë,  antarë  të familjës,  që  nuk kanë të ardhura,   nuk punojnë,  janë të  pa aftë për punë  dhe kanë  një femijë nën 5  vite.

A varet shuma e asistencës sociale, në bazë të antarëve të familjes, dhe cila është shuma?

Po shuma e asistencës sociale  varet  nga  antarët e familjës, për  një antarë  shuma është 60 euro, p.sh. një familje prej 7  antarëve merrë  asistencë  sociale  120  euro.

Pervëç asistencës sociale, që e gëzojnë familjët, a ka dhe ndihma tjera për këto familje?

Pos  ndihmës  sociale,  keto familje herë pas here  ndihmohën edhe me pako ushqimore  nga  ndonjë donator  apo  shoqatë bamirese, pastaj kanë  lehtësi në shendetësi në bazë të kartonit familja  nuk participon të  mjeku   apo në  spital, po ashtu kanë lehtesira edhe në hargjimin e rrymës elektrike, deri në 400 KV në muaj, ua  hek shpenzimet MPMS-ja.

Sa është periudha e shfrytëzimit të ndihmës sociale?

Asistenca  Sociale  nuk është e qendrueshme, varet, kryefamiljari si ti  mbush  65  vite, kalon ne pension familjarë, ndersa të kategoria e dytë, theksuam edhe më lartë, si të i mbush  fëmija 5 vite (  kjo pikë pritet  që se shspejti të largohët, pasi kemi berë  shumë herë  verejte, dhe  Ligji  mbi asistencen  sociale  pritet  që të peson ndryshime).

A keni përkrahje dhe nga shoqatat bamirëse, apo njërzit vullnët mirë, për të iu dal në ndihmë familjëve që janë në varfëri ekstreme?

Po kemi  perkrahje  nga  shoqatat  bamirëse,  shpesh  për nder të festave, na  dhurojnë pako ushqimore  dhe higjenike, të cilët më ndihmen tone,  ata  vet i   shperndajnë, por ka  raste që edhe  ndonjë  bamires  në forma  të  ndryshme të  ndihmojë ndonje familje  skamnore.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.