Suharekë: 40 pako ushqimore për familjet me kushte të rënda ekonomike

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në bashkëpunim me drejtorinë e Shëndetësisë nga Komuna e Suharekës dhe Qendrën për Punë Sociale, kanë shpërndarë 40 pako ushqimore dhe higjienike, për 40 familje me kushte të rënda ekonomike.

Vlera e një pakoje ka qenë 50€, që është konsideruar e mjaftueshme për t’a kaluar festën e Bajramit.

Prezent gjatë ndarjes së pakove ka qenë edhe drejtoresha e Shëndetësisë znj.Sale Bytyqi dhe drejtori i QPS-së z.Sami Rrakaqi dhe përfaqësues nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.