Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2023.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99.
Personi i pensionuar i cili ka punuar në arsimin shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, gëzon një kompensim shtesë për kontributin e dhënë.
Përfituesit e kompensimit shtesë janë: Mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional, drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës, personeli administrativ, personeli teknik i shkollave, të punësuarit në arsimin e lartë sipas sistemit të arsimit shqip.
Ndërkaq, nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 rezulton se në muajin maj janë regjistruar 13.124 përfitues.
Ndërsa nga këto statistika bëhet e ditur se gjatë muajit maj të vitit 2023, numri i personave që përfitojnë nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje.
Në muajin e maj të vitit 2023 në Komunën e Suharekës sipas ASK-së janë regjistruar 398 punonjës të arsimit që përfituan nga ky kompensim.
| Muaji/Viti | Nr. i përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 në Komunën e Suharekës |
| Janar/2023 | 383 |
| Shkurt/2023 | 385 |
| Mars/2023 | 388 |
| Prill/2023 | 393 |
| Maj/2023 | 398 |