Suharekë: 1 vit burgim dhe 300€ gjobë ndaj të akuzuarit që kishte vjedhur 4 bateri dhe 700 litra naftë në antenën e kompanisë “Vala”

07.07.2021

Është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burgim efektiv dhe me 300 euro gjobë i akuzuari D.R, i cili nga Prokuroria Themelore në Prizren po akuzohet se në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, në antenën e kompanisë “Vala” ka vjedhur katër bateri dhe 700 litra naftë. Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë […]

Suharekë: 1 vit burgim dhe 300€ gjobë ndaj të akuzuarit që kishte vjedhur 4 bateri dhe 700 litra naftë në antenën e kompanisë “Vala” Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burgim efektiv dhe me 300 euro gjobë i akuzuari D.R, i cili nga Prokuroria Themelore në Prizren po akuzohet se në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, në antenën e kompanisë “Vala” ka vjedhur katër bateri dhe 700 litra naftë.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë gjykatësi Lavdim Bajraktari, pasi paraprakisht i akuzuari D.R ka pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“E pranoj fajësinë. Është hera e parë që kam rënë ndesh me ligjin. Kam qenë i ri në moshë dhe kam qenë viktimë e personave që kanë qenë në moshë të shtyer. I kërkoj falje gjykatës dhe jam në gjendje që ta kompensoj dëmin e shkaktuar. I propozoj gjykatës që të më shqiptoj një dënim sa më të butë, pasiqë kujdesem për familjen time”, ka deklaruar i akuzuari D.R.

Pranimin e fajësisë e ka mbështetur mbrojtësi i tij, avokati Fanol Krasniqi, të cilin pranim nuk e ka kundërshtuar prokurori Ramadan Koro.

Gjykatësi Bajraktari ka aprovuar pranimin e fajësisë, ku pas dhënies së fjalës përfundimtare nga ana e palëve, ai ka bërë shpalljen e aktgjykimit.

I akuzuari D.R është obliguar që në emër të shpenzimeve gjyqësore të paguaj shumën prej 50 euro.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, D.R po akuzohet se më 6 mars 2014 rreth orës 21:40, në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, vjedh në fshatin Tërrnje në repetitorin (antenën) e kompanisë së telefonisë “Vala”, në atë mënyrë që duke shfrytëzuar mos prezencën e të dëmtuarit, me forcë hap kontejnerin, hynë brenda, ku edhe merr katër bateri të kuadrit transmetues me kapacitet 10 ah 12 V si dhe 700 litra naftë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi