Suharekasi sulmon fizikisht një familjare, viktima pëson lëndime trupore

05.06.2023 Suharekë
Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.
Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.
Në Policinë e Kosovës në Suharekë gjatë ditës së dielë një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një familjar i saj.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore, përçka ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Suharekë 04.06.2023-23:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar së është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.