Suharekasi ndalohet për 48 orë nga prokuroria pasi e kërcënoi me vrasje bashkëshorten e tij

18.04.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën “Ismail Qemali” […]

Suharekasi ndalohet për 48 orë nga prokuroria pasi e kërcënoi me vrasje bashkëshorten e tij Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën “Ismail Qemali” në Suharekë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me kanosje nga burri i saj, i cili po dyshohet se për motive akoma të panjohura e ka kërcënuar me vrasje nëse e raporton në Polici.

Për të mos mbaruar me kaq, ai dyshohet se edhe e ka paralajmëruar se do t’ia marrë fëmijët, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të njëjtit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.