Suharekasi lëndon dorën në vendin e punës, policia thotë se ndodhi nga pakujdesia e tij

09.08.2023

Incidentet në vendin e punës në shumicën e rasteve shkaktojnë lëndime tek puntorët. Një rast i tillë është raportuar të martën e 8 gushtit, në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së martë rreth orës 14:02, policia është njoftuar se një person nga pakujdesia ka…

Suharekasi lëndon dorën në vendin e punës, policia thotë se ndodhi nga pakujdesia e tij

Incidentet në vendin e punës në shumicën e rasteve shkaktojnë lëndime tek puntorët.

Një rast i tillë është raportuar të martën e 8 gushtit, në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së martë rreth orës 14:02, policia është njoftuar se një person nga pakujdesia ka lënduar dorën në vendin e tij të punës.

Poashtu, është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Suharekë, 08.08.2023 – 14:02. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës nga pakujdesia e ka lënduar dorën. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.” thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketat

Ofertat e fundit