Suhareka vazhdon të jetë në top 10-she për nga dozat e administruara të vaksinës anti-COVID
Edhe në Komunën e Suharekës interesimi për t’u vaksinuar është rritur. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga data 7 prill kur edhe […]
Edhe në Komunën e Suharekës interesimi për t’u vaksinuar është rritur. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.
Që nga data 7 prill kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 60,388 doza të vaksinës.
Me numrin më të madh të dozave të administruara renditet Komuna e Prishtinës me 253,104, duke lënë pas Prizrenin me 142,448, Ferizaji me 113,981 doza të administruara të vaksinës anti-COVID, Gjakova me 102,010, Peja me 96,737, Gjilani me 91,908, Mitrovica me 71,609, Vushtrria me 69,743 dhe Suhareka me 60,388.
Muajin e kaluar një gjendje më ndryshe se në Suharekë ishte në komunat tjera. Më uljen e rasteve të infektuara me COVID-19, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë më i ulët.
Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 701 mijë e 91 vaksina.
Ndërkaq, 885 mijë e 892 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, kurse 792 mijë e 605 persona janë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19, pra me dy dozat.