Suhareka shënon Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, në hyrje të qytetit valon flamuri amerikan

para 11 dite

Suhareka ka shënuar sot Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një gjest simbolik dhe domethënës: vendosjen e flamurit amerikan në hyrje të qytetit.

Suhareka shënon Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, në hyrje të qytetit valon flamuri amerikan

Ky veprim vjen si shenjë mirënjohjeje të thellë ndaj SHBA-së, një vend që ka luajtur një rol kyç në historinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili përmes një postimi theksoi rëndësinë e kësaj feste për qytetarët e tij.

“Në hyrje të Suharekës valon krenar flamuri amerikan, si shenjë mirënjohjeje dhe miqësie e cila mbetet e përjetshme,” ka shkruar Muharremaj. Ai shtoi se qytetarët e Suharekës e kujtojnë dhe nderojnë Ditën e Pavarësisë së SHBA-së jo vetëm si një festë të aleatit më të madh, por “si një kujtesë e gjallë e mbështetjes që kemi pasur në ditët më të vështira.”

Kryetari Muharremaj përmbylli mesazhin e tij me fjalë mirënjohjeje që rezonojnë thellësisht me ndjenjat e shumë kosovarëve: “Faleminderit për lirinë, për paqen, dhe për shpresën që na e ke ke dhënë.”

Vendosja e flamurit amerikan në Suharekë është një dëshmi e lidhjes së fortë dhe miqësisë së patundshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke рикujtuar kontributin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në rrugën drejt lirisë dhe paqes.

Etiketat

Ofertat e fundit